INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Angli. Dy shqiptarë dënohen me nga 3 vite burg, për kontrabandë të njerëzve

Angli. Dy shqiptarë dënohen me nga 3 vite burg, për kontrabandë të njerëzve

Publikuar më: 18:03 05-10-2017

Një grua e re, u ndalu në Dover në Angli duke udhëtuar në një pasaportë të rreme. Ajo pretendoi se po trafikohej në Britani të Madhe. Media angleze Kent online shkruan se shqiptarja u tha zyrtarëve të sigurisë në Dover Eastern Docks se ajo ishte abuzuar seksualisht nga një bandë në Shqipëri dhe se nuk kishte asnjë ide se ku ishte, apo se ku po shkonte. Por dy meshkujt e arrestuar në operacionin e kontrabandës së njerëzve, nuk u akuzuan si trafikantë seksualë. Neculai-Georgel Sirbu, 24 vjeç, fillimisht pretendoi se gruaja shqiptare ishte e dashura e tij prej katër javësh dhe se ata po udhëtonin në Londër për të kërkuar punë. Megjithatë, ai më vonë pohoi se ishte paguar 1,000 euro për ta dërguar atë në një adresë në Londër dhe se ishte duke pritur "koordinatat" e shtëpisë nga kontakti i tij. Në gjykatë u paraqitën fakte që tregonin se Sirbu dhe Sebastian Caragata, ky i fundit një 41-vjeçar që punon roje sigurie , kishin bërë tre udhëtime gjatë muajit gusht nga Belgjika në Britani. Të dy shqiptarët pranuan se kishin kontrabanduar njerëz në Britani të Madhe dhe u burgosën për tre vjet. Ata kishin mbërritur në automjete të ndara në Angli pas udhëtimit me anije. Sirbu dhe gruaja shqiptare u ndaluan më 17 gusht nga policia angleze.

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768