Mijëra fëmijë janë evakuuar nga të paktën 14 shkolla në Angli pas disa kërcënimeve me bombë të cilat dolën të jenë të vërteta.
Në Londër, Shkolla e Mesme Ricard’s Lodge dhe ajo Raynes Park ishin në mesin e shkollave të cilat pranuan informata lidhur me një pajisje të dyshimtë në objektet e tyre.
“Shkollat u evakuuan në masë parandalimi derisa incidentet po analizohen.”-u shpreh një zëdhënës i policisë.
“Kërkimi për pajisje të dyshimta ka përfunduar dhe nuk është gjetur asgjë.”-vazhdoi ai.
Ngjarja vjen pas kërcënimit ndaj 4 shkollave javën e kaluar i cili detyroi evakuimin e qindra studentëve.
Edhe ato kishin rezultuar thjesht mashtrime.
Policia është duke hetuar burimin e këtyre alarmeve të rreme të koordinuara.