INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anglia akuzon Rusinë: Duhet të japë shpjegime për helmimin me ‘agjentë nervorë'

Anglia akuzon Rusinë: Duhet të japë shpjegime për helmimin me ‘agjentë nervorë'

Publikuar më: 13:33 05-07-2018

Sekretari i brendshëm Sajid Javid i ka bërë thirrje Rusisë të shpjegojë helmimin me Noviçok, pasi dy persona u ekspozuan ndaj tij në Wiltshire të Britanisë së Madhe. Lajmi bëhet i ditur nga BBC e cila citon sekretarin teksa ka folur para deputetëve. Çifti, që besohet të jetë Charlie Rowley, 45 vjeç dhe Dawn Sturgess, 44 vjeç, u sëmurën në një shtëpi në Amesbury të shtunën dhe mbetën në një gjendje kritike. Javid tha se agjenti nervor i përdorur në helmimin e fundit, ishte i njëjti me atë ndaj të cilit u ekspozuan ish-spiuni rus Sergei Skripal dhe vajza e tij në muajin mars. Ai tha se 100 policë kundër terrorizmit po punonin me policinë e Wiltshire. "Është krejtësisht e papranueshme që njerëzit tanë të bëhen tragete të qëllimshme ose aksidentale, apo që në rrugët tona, parqet dhe qytetet tona të hedhin baza për helm," u tha ai deputetëve. "Tani është koha që shteti rus të dalë përpara dhe të shpjegojë saktësisht se çfarë ka ndodhur"-deklaroi Javid.

Article Logic
Execution time: 0.0032269954681396