INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anglia dhe Irlanda bëhen bashkë për Botërorin e vitit 2030

Anglia dhe Irlanda bëhen bashkë për Botërorin e vitit 2030

Publikuar më: 17:22 29-09-2018

Kryeministrja e Anglisë, Theresa May, po mendon që të risjellë Kupën e Botës në ishull, por këtë gjë synon ta bëjë së bashku me Irlandën, në një kandidaturë të përbashkët për Botërorin e vitit 2030.

May u shpreh e gatshme që qeveria e saj të mbështesë kandidaturën në rast se Federata Angleze e Futbollit (FA) do të paraqesë një propozim konkret, në bashkëpunim edhe me vende të tjera.

Kryeministrja e Anglisë ka mbetur e mahnitur dhe e kënaqur nga paraqitja e kombëtares së Anglisë në Botërorin “Rusi 2018”, ku skuadra e “3 luanëve” shkoi deri në gjysmëfinale.

Ndaj dhe kërkon që FA-ja të nisë bisedimet me vende të tjera, si Uellsi, Skocia, Irlanda apo Irlanda e Veriut për të bashkëpunuar për një organizim të këtij eventi madhor të futbollit.

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164