INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anglia e pëson në fund, ndalet 1-1 nga Rusia [VIDEO]

Anglia e pëson në fund, ndalet 1-1 nga Rusia [VIDEO]

Publikuar më: 21:51 11-06-2016

Anglia është një ndër kombëtaret favorite për të triumfuar në Francë, duke parë se në kualifikueset e Europianit, i fituan të gjitha ndeshjet. “Tre Luanët” të cilët nuk e kanë fituar asnjëherë këtë trofe, shpresojnë që këtë vit ai të bëhet i tyre. Mirëpo ekipi i drejtuar nga Roy Hodgson, një ekip me lojtarë të rinj dhe me përvojë, nuk e nisi mbarë këtë kompeticion, duke marrë vetëm një pikë në ndeshjen e parë ndaj Rusisë. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Velodrome” të Marseille, përfundoi me rezultatin 1-1. Ishte Eric Dier ai që kaloi anglezët në avantash me një gol të mrekullueshëm, dhe atëherë kur të gjithë mendonin se ndeshja po përfundon me fitoren e Anglisë, Berezutski prish festën e “Tre Luanëve” duke barazuar shifrat në minutën 92’. Në grupin B, Uellsi kryeson me 3 pikë, pasojnë Anglia me 1 pikë, Rusia me një pikë dhe Sllovakinë me 0 pikë.

Article Logic
Execution time: 0.0035381317138672