INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anglia ëndrra juaj? Ju erdhi rasti i shumëpritur, ky shtet kërkon të punësojë 40 mijë persona

Anglia ëndrra juaj? Ju erdhi rasti i shumëpritur, ky shtet kërkon të punësojë 40 mijë persona

Publikuar më: 12:02 15-06-2018

Pas thirrjes së Gjermanisë, Zvicrës për punonjësit profesionistë, tani hap dyert dhe Anglia.

Qeveria Britanike ka bërë apel se ka nevojë për mjekë, pediatër, neurologë, infermierë, inxhinierë, mësues dhe specialistë të teknologjisë së informacionit.

Për të konkurruar për këto vende të lira pune do lejohen dhe shtetas që vijnë nga vendet që nuk janë në BE.

Për të lehtësuar punësimin, qeveria britanike ka vendosur të shkurtojë procedurat për marrjen e një vize dhe kontratës së punësimit.

Sipas informacioneve nga mediat britanike, sistemi shëndetësor ka nevojë për 35 mijë infermierë, dhe 10 mijë mjekë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035638809204102