INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anglia me teknologjinë më të fundit të semaforëve. Komunikojnë me shoferët [FOTO]

Anglia me teknologjinë më të fundit të semaforëve. Komunikojnë me shoferët [FOTO]

Publikuar më: 18:03 23-05-2018

E kishit menduar që një ditë semaforët e trafikut do komunikonin me ju dhe do ju këshillonin se me sa shpejtësi duhet të ecni para një kryqëzimi?

Një teknologji e tillë po vjen në jetë në Britaninë e Madhe ku inxhinier të firmës shumëkombëshe AECOM, kanë nisur instalimin dhe eksperimentimin e semaforëve të rinj.

E veçanta e këtij projekti është se inxhinierët dhe ekspertët besojnë së në këtë mënyrë do të shmangen aksidentet e shumta në kryqëzime, pasi teknologjia e avancuar që do përdorin semaforët do ti ndihmojnë shoferët të përllogarisin shpejtësinë që duhet të ecin.

Semaforët inteligjencë falë softuerit të avancuar VISSIM, kanë aftësinë që të bëjnë diferenca, përllogaritje në bazë të mjetit që po ecën si psh biçikleta, motoçikleta, makina të mëdha apo të vogla.

Madje ky semafor pritet ti japi një ndihmesë tepër të madhe dhe makinave që vozisin pa shoferë.

Komisioni Kombëtar i Infrastrukturës njofton se për këtë risi që do aplikohet në të gjitha kryqëzimet kryesore të qytetit York, janë shpenzuar rreth 40.000 dollarë.

Nëse projekti rezulton i suksesshëm në këtë qytet së shpejti Britania e Madhe do ti aplikoj në të gjithë vendin./intv.al/

wire-3058704-1527058032-146_634x440.jpg4C8D340D00000578-5760939-image-a-5_1527070803732.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941