U treguam skeptikë ndaj asaj Anglie që pamë kundër Uellsit, por ndryshuam mendim kur pamë Anglinë e sotme. Më në fund skuadra e Roy Hodgosn na tregoi forcën e saj duke zhvilluar një ndeshje të mrekullueshme në ndeshjen e fituar me përmbysje ndaj Uellsit. Ishte një derbi kombëtaresh, pasi të dyja janë pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por në fund dolën të fituar “3 Luanët”.
Takimi është dominuar totalisht nga Anglia, por ata që shënuan fillimisht ishin uellsianët me anë të yllit të tyre, Gareth Bale në një goditje dënimi në minutën e 41′ duke shtangur anglezët.
Me rezultatin 0-1 do të mbyllej pjesa e parë, por pjesa e dytë ishte një tjetër film. Roy Hodgson hedh në fushë dyshen e sulmit Vardy – Sturridge dhe shpërblimi vjen.
Fillimisht është Jamie Vardy i cili në minutën e 56′ barazon shifrat. U duk se gjithçka ktheu dhe ashtu rezultoi, por goli i fitores do të vononte. Atje kur të gjithë nuk e prisnin, Daniel Sturrigde shfaqet dhe tregon vlerat e tij. Sulmuesi i Liverpool nuk fal në rastin e tij në minutën e 92′ duke shtangur Uellsin që me këtë barazim siguronte kualifikimin. Tashmë Anglia merr kreun e Grupit B, ndërkohë Uellsi ka nevojë edhe për një pikë për t’u kualfifikuar.