Ekipet angleze pushtojnë kompeticionet evropiane në atë të famshmen që quhet “Brit-Pop”. Duket pra se futboll është kthyer në origjinën e tij me 4 ekipe angleze që janë finaliste të Champions dhe Europa League.
Gjithçka është e përqendruar tek futbollit anglez këto javë të fundit edhe në Premier League ku ende nuk është vendosur fituesja e titullit. Falë një politike të mençur investimesh dhe shpërndarjesh fitimesh Federata Angleze e Futbollit ia ka dalë që të sjellë një nga kompeticionet më rivalizuese në botë dhe pa luhatje ekonomike. Kjo dhe kuotat e të rinjve nëpër ekipe kanë sjellë sukses të jashtëzakonshëm.