Anglia është e pamëshirshme në ndeshjen e dytë në grupe, duke e kthyer në një ndeshje stërvitore ndaj Panamasë, një ndeshje që e kanë mbyllur në shifrat 6-1. “Tre Luanët” mbyllën gjithçka, që në 45 minutat e para, duke shënuar 5 gola. Harry Kane shënoi dy gola nga pika e bardhë në pjesën e parë, ndërkohë që Stones gjithashtu realizoi dopietë, por me goditje me kokë. Lingard shënoi një gol shumë të bukur në pjesën e parë, ndërkohë që në fraksionin e dytë, Lingard shënoi një super gol.
Panamaja në fundin e ndeshjes shënoi golin e nderit ndaj Anglisë. Baloy në minutën e 78-të, dërgoi në rrjetë një krosim në zonë të Avilas. Ky gol do të ketë vlerë sa për statistika, pasi Anglia siguroi kalimin për në fazën tjetër. Një fakt interesant është se Anglia dhe Belgjika ka të njëjtën golaverazh, 8-2 në grupin H.
Kjo është hera e parë që Anglia shënon kaq shumë gola në një ndeshje në historinë e saj në botërorët e luajtur.