Toyota, përveçse një ndër markat më të mëdha të makinave në botë, këtë herë është në qendër të vëmendjes falë anijes së saj, e cila punon me hidrogjen.
Jo vetëm karburanti i përdorur e bën fenomenale këtë anije, por ama dhe fakti që udhëtimi i nisur do të zgjasë për 6 vjet bën që vëmendja e medias të përqëndrohet dhe më shumë. Sfida duket e vështirë, por ama suksesi do të ishte një reklamë mjaft e mirë për Toyota.