INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anija fluturuese më e madhe në botë testohet me sukses

Anija fluturuese më e madhe në botë testohet me sukses

Publikuar më: 12:24 18-08-2016

Anija më e madhe fluturuese në botë e ka realizuar fluturimin e parë më 17 gusht derisa është duartrokitur nga të pranishmit. Ai fluturon duke shfrytëzuar gaz heliumi.

“Airlander 10” i gjatë mbi 92 metra është hibrid unik i teknologjive të disa mjeteve të fluturimit, përfshirë helikopterit dhe aeroplanit të zakonshëm.

Kompania që e ka ndërtuar atë, “Hybrid Air Vehicles” ka thënë se “Airlander” mund të arrij lartësinë prej mbi 1800 metrave dhe mund të arrij shpejtësi deri në gati 150 kilometra për orë.

Fluturimi i parë dhe i shkurtër i këtij aeroplani ndodhë 85 vjet pas përpjekjes së një anije tjetër fluturimi e cila ishte nisur nga i njejti vend në Britani në tetorin e vitit 1930. Anija fluturuese ishte rrëzuar në Francë duke marë jetën e 48 personave.

Anija fluturuese e zhvilluar fillimisht për ushtrinë amerikane si mjet vëzhgimi, “Airlander” ka mundësi të përdoret nga sektori komercial p.sh. për fluturimin e mallrave. Aseti më i madh i saj mund të jetë që ndryshe nga aeroplanet e zakonshëm, “Airlander” mund të fluturojnë mbi dy javë pa pasur nevojë për ekuipazh.

“Ky është një zbulim i jashtëzakonshëm britanik” ka thënë shefi ekzekutiv Stephen McGlennan.

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994