Njëzet e pesë persona janë gjetur të vdekur në një anije, e cila është përfshirë nga zjarri në brigjet e Kalifornisë, thonë Rojet Bregdetare e SHBA.
Nëntë persona janë ende të zhdukur, pesë anëtarë të ekuipazhit kishin shpëtuar më herët. Zjarri filloi në orët e para të së hënës. Varka u ankorua vetëm disa metra larg ishullit Santa Cruz, rreth 90 milje (145 km) në perëndim të Los Angeles.
Shkaku i flakës nuk dihet deri më tani. Në një konferencë për shtyp, Sherif Bill Brown tha se 39 persona ishin në anije kur shpërtheu zjarri.