Anija shqiptare ‘Butrinti’ ka qënë shpëtimtarja e një gomoneje me 41 emigrantë në detin Egje. Emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi për në ishullin Kios në Greqi. Fatmirësisht ata gjatë momentit të mbytjes janë shpëtuar nga anija shqiptare. Në këtë gomone ndodheshin edhe 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë.Anija Butrinti e Forcës Detare i dorëzoi 41 emigrantët tek një anijeje të Frontex. Anija ‘Butrinti’ patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje.