INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anija shqiptare në aksion. Shpëton një numër të madh refugjatësh sirianë...

Anija shqiptare në aksion. Shpëton një numër të madh refugjatësh sirianë...

Publikuar më: 13:45 23-10-2017

Një mision i realizuar me sukses!

Anija shqiptare “Oriku”ka shpëtuar 115 emigrantë sirianë mesditën e sotme në detin Egje. Ky lajm është bërë  i ditur nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

Ky aksion ishte shumë i suksesshëm dhe i arritur, për vetë faktin se nga ta shpëtuarit rezultuan 45 fëmijë.

“Djemtë tanë vazhdojnë të shpëtojnë jetë njerëzish në detin Egje, përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kërkojnë të përbaltin Forcat tona të Armatosura. Në dy operacione të njëpasnjëshme gjatë orëve të fundit, ekuipazhi i anijes “Oriku” ka sinjalizuar dhe ka ndërhyrë për t’i ardhur në ndihmë 115 shtetasave sirianë, 45 prej të cilëve fëmijë. Ekipet tona në misionet ndërkombëtare të kërkim – shpëtimit janë aty për të na bërë krenarë, çdo ditë e më shumë”,shkruan ministrja në Facebook.

Article Logic
Execution time: 0.0037131309509277