INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anika Dokle thirrje publike Arben Ahmetajt, ja çfarë i kërkon

Anika Dokle thirrje publike Arben Ahmetajt, ja çfarë i kërkon

Publikuar më: 12:12 12-07-2016

Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, shpesh herë ka dalë në media për qëndrimet e saj ndaj qeverisë së majtë. Anika Dokle është mjeke, dhe sektori i shëndetësisë ka qënë një nga prioritett e qeverisë së majtë, por duket se vëmëndja nuk ka qënë e duhura. Sipas Anika Dokles në spitalin “Koço Gliozheni” mungon një aparat ekografik, por zgjidhjen ajo nuk e kërkon nga Ministri i Shëndetësisë. Një thirrje publike për Ministrin e Financave Arben Ahmetaj ka Anika Dokle: Bëj një përpjekje Njerzore.
Anika Dokle
“Arbenit të Financave!
Nëse realisht tenderon aq shumë para për Rikonstruksionin e Zyrave tuaja, gjej ca "të vogla" për një aparat ekografik për Maternitetin "Koço Gliozheni", Tiranë, se me Beqajn nuk merremi dot vesh.
Ka nevoja emergjente për një të tillë. Kërkesa për diagnostikim rritet dita-ditës, ndërkohë që investime nuk ka. Ato, bëhen në mënyrë preferenciale, dhe ky maternitet nuk është në preferencat e Ministrit të shëndetësisë.
Në atë institucion prodhohen indikatorë të rëndësishëm të shëndetit, dhe natyrshëm edhe jeta!!
Bëje një përpjekje, njerëzore fundja... se ato institucionale kanë shteruar”!

Article Logic
Execution time: 0.0037810802459717