INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anila Basha ngre pyetjen. 11 mln euro për pallatin e Lulzim Bashës, për banorët e Shkozës s'ka?

Anila Basha ngre pyetjen. 11 mln euro për pallatin e Lulzim Bashës, për banorët e Shkozës s'ka?

Publikuar më: 08:47 21-09-2017

Shembja e banesave në Shkozë ka marrë vëmendje maksimale në opinionin publik, duke shënuar kështu jo vetëm një beteje politike mes opozitës dhe shumicës por dhe deklarata të forta nga opinionistët në vend. Ka qenë gazetarja Anila Basha e cila ka reaguar ashpër lidhur me situatën me të cilën po përballen banorët e zonës, ndërsa tha se shteti është përgjegjës për ti dhënë zgjidhje. Anila basha nuk nguroi të heqë një paralelizëm edhe me shembjen e pallatit shumëkatësh në Vlorë, ku banorët e prekur morën shpërblimin. Në të njëjtën formë thotë gazetarja Basha duhet të veprohet edhe me 153 familjet e prekura në Shkozë.
Anila Basha:
“U dhanë 11 milionë euro për pallatin e shembur në Vlorë për të cilin u akuza Lulëzim Basha dhe s’paskan lekë të dëmshpërblejnë këto familje në Shkozë. Kjo është qeverisje e majtë dhe duhet të mbajë përgjegjësi. ARRSH dhe Bashkia janë fajtore për këtë situatë të krijuar me banorët. Shteti ka përgjegjësi për ato familje pavarësisht se kur kanë ndërtuar sepse vetë ka lejuar ndërtimin e godinave”, u shpreh gazetarja Anila Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0035991668701172