INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anjeza Maja është në ‘’hall’’ të madh: ‘Nuk e mbaj mend puthjen e fundit, ka krizë meshkujsh vërdallë’

Anjeza Maja është në ‘’hall’’ të madh: ‘Nuk e mbaj mend puthjen e fundit, ka krizë meshkujsh vërdallë’

Publikuar më: 14:46 06-02-2019

Prezantuesja simpatike Anjeza Maja prej kohësh tashmë është pjesë e stafit kryeministror ku ajo zhvillon edhe një kronikë të sajën, e cila transmetohet në “ERTV”.

Rubrika “E Zgjidha” është e përjavshme dhe trajton histori personale njerëzore që ka janë dalë nëpërmjet sakrificave.

Por përveç aspektit profesional ku moderatorja mund të themi se ndihet mjaft mirë, ajo ka hasur mjaft probleme në jetën personale të saj.

Ditën e djeshme ajo ishte e ftuar në emisionin radiofonik “You & Me”, prej ku foli për jetën e saj private, po jo vetëm.

E pyetur nga prezantuesit Julka Gramo dhe Ardit Roshi, se kur e ka dhënë puthjen e fundit, Anjeza i çuditi të gjithë me përgjigjen e saj.

“Nuk e mbaj mend. Kam shumë kohë pa dhënë një puthje. Nuk kam dhënë puthje dashurie”, sqaroi më tej ajo.

Moderatorja bukuroshe pohoi se ka krizë meshkujsh vërdallë dhe nuk ka mundur të gjejë njeriun e duhur që të jetë në nivelin e saj.

“Do të doja të kisha në krah një mashkull që është në nivelet apo punën që bëj unë. Ndoshta janë në një fazë që po realizohen, por nuk është se ka shumë meshkuj në qarkullim. Unë besoj tek dashuria dhe mund të mos jetë ai që kam projektuar në mendjen time personi që do krijoj një marrëdhënie, pra mjafton që të bie në dashuri”, ka thënë Maja.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038068294525146