INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anjeza Shabani rekurs në Gjykatën e Lartë: Jam penduar, më ngritën kurth

Anjeza Shabani rekurs në Gjykatën e Lartë: Jam penduar, më ngritën kurth

Publikuar më: 17:55 26-07-2016

Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit, e lanë në arrest me burg administratoren e kopshtit “Diren”. Ndërkohë Anjeza Shabani, ka bërë një rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie.

Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, është shfaqur e penduar dhe tha se situata i doli jashtë kontrollit dhe i kishin ngritur kurth.

“Jam penduar. Situata më doli nga duart. Nuk më shkonte ai xhest, e di. Po ta shihni videon, jam penduar që atë moment. Më ngritën kurth, edukatorja mbante qëndrim neutral”,- ka thënë ajo para trupit gjykues.

Article Logic
Execution time: 0.0032460689544678