INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Ankandi”/ E dhimbshme, dhjetëra  shqiptarë vetë ofrohen për të shitur veshkën

Publikuar më: 11:05 12-08-2016

Reagimet e shqiptarëve pas ankandit për të blerë një veshkë janë akoma më të dhimbshme se vetë historia e çiftit të dëshpëruar që është gati të paguajë për të shpëtuar jetën e bashkëshortit.
Një ditë pas denoncimin në In Tv përmes numrit të vënë në  dispozicion për denoncime +355 68 844 8000 në ReportIN nga një qytetar që denoncoi hapjen e një faqeje FB,  ku një grua ofronte 50 mijë euro për të blerë një veshkë, reagimet kanë qenë të shumta. Pak janë fokusuar te ligjshmëria ose jo e këtij fenomeni. Një pjesë e e madhe ka  mbështetur çiftin, ndërsa tronditës është fakti që shumë të tjerë janë vetë ofruar për të shitur organet e tyre. Tashmë jo vetëm në faqen ku shkroi zonja B, por në të gjitha portalet që shpërndanë denoncimin e In Tv ka pasur reagime nga njerëz që kërkojnë të vetë ofrohen për këtë qëllim.  Dëshpërimisht në kërkim të 50 mijë euroshit shumë prej tyre  janë ofruar drejtpërdrejt pa u kujdesur as të shkruajnë mesazhe të fshehura.
Me logjikë numri i atyre që janë ofruar në mënyrë anonime në Inbox duhet të ketë qenë më i lartë. Përmasat e varfërisë duken të frikshme kur sheh këto përpjekje të dëshpëruara ku njerëzit nuk po kursejnë më as pjesë të trupit për ti nxjerrë në ankand, edhe pse kemi një ligj që thotë qartë se kjo nuk lejohet pasi konsiderohet trafikim. 

Këto janë komentet e bëra menjëherë pas përhapjes së këtij denoncimi në FB e IN.TV:

A.M, Këto lajmerimet e tilla bëhen në gjithë botën se lista e pritjes është gjithmonë shumë e gjatë e falë rrjeteve sociale njerzit po komunikojnë e po zgjidhin hall. Ku është kundravjtja ? Çfarë thotë ligji shqiptare në lidhje me trafikun ... nëse ky rast quhet trafik edhe pse s’mu duk.

A.K, Është tmerrësisht e jashtëligjshme. Njerëzit mund të venë njoftime të tilla nga dëshpërimi, po pa dashje mund të kryejnë një krim.

E. M, Më konktaktoni, nqs interesoheni e shes unë
I. D, E ca te keqe ka me shit veshkën robi?

Komente nga “hallexhinj” të tjerë ka edhe te website Opinion.al:

M. Me ligjet tona në letër janë të ndaluara shumë c’ka si psh trafikimi i fëmijëve 2. trafikimi apo shitja e femrave 3. Prostitucioni 4. trafikimi apo kultivimi i drogës 5. konsumimi i lëndëve narkotike, etc....kurse në realitet të gjitha këto po bëhen me ose nën kujdesin e qeverisë dhe kryeministrit kurse kur kërkojnë hallexhinjtë atëhere reagojnë, për mua është krejt ok të kërkohet ashtu sic ka bërë zonja për burrin e saj.
D. D, Po pse nuk thoni që populli s’ka bukë me hangër. Të paktën gjysma e shqipnisë e pranon këtë ofertë. Jo nga budalleku, por nga fukarallëku.

Komente nga njerëz që shpjegojnë vetë se deri në çfarë pikë të shtyn dëshpërimi dhe varfëria gjen edhe te reagimet që vijën pas postimit të lajmit të In Tv në website Laspsi.al

N, Ku është skandali këtu kur veshkën e dhuron i ati për të birin? Ku është skandali nëse babai nuk ka lekë ti blej një çantë për në shkollë dhe shet veshkën për ti lënë 50.000 euro? Po do e jepja edhe unë veshkën nëse jam pa punë dhe e mbyll muajin me 200.000 lekë të vjetra. Ju vendosni fjalën Skandal në çdo artikull që të arrini të bleni paketë e jo cigare të hapura.
A, Po të keni pak tru në koke, skandali nuk qëndron tek kërkesa humane e kësaj gruaje besnike për t'i shpëtuar jetën bashkeshortit të saj, qoftë edhe duke shitur shtëpinë, por tek varfëria e tejskajshme që ka pllakosur këtë vend. Skandali qëndron vetëm në faktin se 1 milion qelbësirat që votuan këta maskarenj me shpresën se "pas Saliut" do të rilindnin, sot po detyrohen që të shesin veshkat për të siguruar bukën e gojës.
K, Të dy palët nga halli e kanë po me fatkeq mendoj se është ai që e shet jo ai që e blen po bën pazar të rëndë në shpinën e hallexhiut. Jo shteti s’duhet të heshtë të reagojë.

Megjithatë, edhe pse historitë e njerëzve ngjallin reagime të ndryshme ligji është i qartë në Shqipëri. Përveç personave të afërm e të një gjaku askush nuk lejohet të dhurojë organe.
Pra veshkën e dhurojnë familjarët duke iu nënshtruar më parë dhjetëra analizave që të qartësohet fillimisht përputhshmëria mes veshkës së dhuruar që do bëhet pjesë e një trupi të ri. Në një kohë kur sëmundjet e veshkave po renditen ndër më të shpeshtat edhe në botë kërkesat për transplant tashmë janë në gjithë botën një problem i madh, pasi në listat e pritjes nëpër spitale për një veshkë janë shumë të fryra dhe ofertat shumë të pakta. Mbase dhe kjo zonjë e gjetur në këto vështirësi do të blejë një veshkë për bashkëshortin e saj dhe ka gjetur një formë praktike për të shtruar kërkesën e saj, por fatkeqësisht të gabuar nga ana ligjore. Megjithatë zonja B ndoshta ka zgjedhur ti kryejë të gjitha proçedurat në një shtet tjetër, atje ku dhurimi i organeve lejohet ligjërisht madje inkurajohet me fushata në raste të caktuara.

“Ankandi”/ E dhimbshme, dhjetëra  shqiptarë vetë ofrohen për të shitur veshkën

Reagimet e shqiptarëve pas ankandit për të blerë një veshkë janë akoma më të dhimbshme se vetë historia e çiftit të dëshpëruar që është gati të paguajë për të shpëtuar jetën e bashkëshortit.

Një ditë pas denoncimin në In Tv përmes numrit të vënë në  dispozicion për denoncime +355 68 844 8000 në ReportIN nga një qytetar që denoncoi hapjen e një faqeje FB,  ku një grua ofronte 50 mijë euro për të blerë një veshkë, reagimet kanë qenë të shumta. Pak janë fokusuar te ligjshmëria ose jo e këtij fenomeni. Një pjesë e e madhe ka  mbështetur çiftin, ndërsa tronditës është fakti që shumë të tjerë janë vetë ofruar për të shitur organet e tyre. Tashmë jo vetëm në faqen ku shkroi zonja B, por në të gjitha portalet që shpërndanë denoncimin e In Tv ka pasur reagime nga njerëz që kërkojnë të vetë ofrohen për këtë qëllim.  Dëshpërimisht në kërkim të 50 mijë euroshit shumë prej tyre  janë ofruar drejtpërdrejt pa u kujdesur as të shkruajnë mesazhe të fshehura.

Me logjikë numri i atyre që janë ofruar në mënyrë anonime në Inbox duhet të ketë qenë më i lartë. Përmasat e varfërisë duken të frikshme kur sheh këto përpjekje të dëshpëruara ku njerëzit nuk po kursejnë më as pjesë të trupit për ti nxjerrë në ankand, edhe pse kemi një ligj që thotë qartë se kjo nuk lejohet pasi konsiderohet trafikim.

Këto janë komentet e bëra menjëherë pas përhapjes së këtij denoncimi në FB e IN.TV:

A.M, Këto lajmerimet e tilla bëhen në gjithë botën se lista e pritjes është gjithmonë shumë e gjatë e falë rrjeteve sociale njerzit po komunikojnë e po zgjidhin hall. Ku është kundravjtja ? Çfarë thotë ligji shqiptare në lidhje me trafikun ... nëse ky rast quhet trafik edhe pse s’mu duk.

E. M, Më konktaktoni, nqs interesoheni e shes unë

I. D, E ca te keqe ka me shit veshkën robi?

Print screen

Komente nga “hallexhinj” të tjerë ka edhe te ëebsite Opinion.al:

M. Me ligjet tona në letër janë të ndaluara shumë c’ka si psh trafikimi i fëmijëve 2. trafikimi apo shitja e femrave 3. Prostitucioni 4. trafikimi apo kultivimi i drogës 5. konsumimi i lëndëve narkotike, etc....kurse në realitet të gjitha këto po bëhen me ose nën kujdesin e qeverisë dhe kryeministrit kurse kur kërkojnë hallexhinjtë atëhere reagojnë, për mua është krejt ok të kërkohet ashtu sic ka bërë zonja për burrin e saj.

D. D, Po pse nuk thoni që populli s’ka bukë me hangër. Të paktën gjysma e shqipnisë e pranon këtë ofertë. Jo nga budalleku, por nga fukarallëku.

printscreen

Komente nga njerëz që shpjegojnë vetë se deri në çfarë pikë të shtyn dëshpërimi dhe varfëria gjen edhe te reagimet që vijën pas postimit të lajmit të In Tv në ëebsite Laspsi.al

N, Ku është skandali këtu kur veshkën e dhuron i ati për të birin? Ku është skandali nëse babai nuk ka lekë ti blej një çantë për në shkollë dhe shet veshkën për ti lënë 50.000 euro? Po do e jepja edhe unë veshkën nëse jam pa punë dhe e mbyll muajin me 200.000 lekë të vjetra. Ju vendosni fjalën Skandal në çdo artikull që të arrini të bleni paketë e jo cigare të hapura.

A, Po të keni pak tru në koke, skandali nuk qëndron tek kërkesa humane e kësaj gruaje besnike për t'i shpëtuar jetën bashkeshortit të saj, qoftë edhe duke shitur shtëpinë, por tek varfëria e tejskajshme që ka pllakosur këtë vend. Skandali qëndron vetëm në faktin se 1 milion qelbësirat që votuan këta maskarenj me shpresën se "pas Saliut" do të rilindnin, sot po detyrohen që të shesin veshkat për të siguruar bukën e gojës.

K, Të dy palët nga halli e kanë po me fatkeq mendoj se është ai që e shet jo ai që e blen po bën pazar të rëndë në shpinën e hallexhiut. Jo shteti s’duhet të heshtë të reagojë.

pritscreen

Megjithatë, edhe pse historitë e njerëzve ngjallin reagime të ndryshme ligji është i qartë në Shqipëri. Përveç personave të afërm e të një gjaku askush nuk lejohet të dhurojë organe.

Pra veshkën e dhurojnë familjarët duke iu nënshtruar më parë dhjetëra analizave që të qartësohet fillimisht përputhshmëria mes veshkës së dhuruar që do bëhet pjesë e një trupi të ri. Në një kohë kur sëmundjet e veshkave po renditen ndër më të shpeshtat edhe në botë kërkesat për transplant tashmë janë në gjithë botën një problem i madh, pasi në listat e pritjes nëpër spitale për një veshkë janë shumë të fryra dhe ofertat shumë të pakta. Mbase dhe kjo zonjë e gjetur në këto vështirësi do të blejë një veshkë për bashkëshortin e saj dhe ka gjetur një formë praktike për të shtruar kërkesën e saj, por fatkeqësisht të gabuar nga ana ligjore. Megjithatë zonja B ndoshta ka zgjedhur ti kryejë të gjitha proçedurat në një shtet tjetër, atje ku dhurimi i organeve lejohet ligjërisht madje inkurajohet me fushata në raste të caktuara.

Article Logic
Execution time: 0.0048370361328125