Këtë të shtunë Ankaraja u shndërrua në një Venecia të dytë, një Venecia e frikshme në fakt.
Në vetëm 9 minuta shi i dendur dhe qyteti u përmbyt.
Kryeqyteti u godit nga rrëbeshe të paprecedentë shiu ku reshje që zgjasin më shumë se tre orë ranë në vetëm 9 minuta.
Rrugët sic duket nga videoja u shndërruan në lumenj, ndërsa me qindra qytetarë mbetën të bllokuar në makinat e tyre.
Pamje të tilla në fakt bënë xhiron e botës.
Për kryetarin e bashkisë së Ankarasë, Mustafa Tuna, kjo valë përmbytjesh është një fatkeqësi natyrore e niveleve të paregjistruara ndonjëherë më parë.
Shirat sipas ekspertëve nuk do të ndalen këtu, por pritet të vazhdojnë përgjatë gjithë javës, të shoqëruara nga rrufetë. Koha sipas tyre, do të hapet ndoshta vetëm nga e shtuna tjetër.