INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ankesa e KShH-së detyron organet e Vettingut të bëjnë transparencë

Ankesa e KShH-së detyron organet e Vettingut të bëjnë transparencë

Publikuar më: 14:24 07-02-2018

Organet  ndihmëse të Vettingut nuk do ta kenë të lehtë të mos japin informacione ose t'i japin ato në mënyrë të kufizuar.

Ka qënë Komiteti Shqiptar i Helsinkit i cili ka ankimuar rastet e pata dhe ka fituar tashmë të drejtën për informim të plotë, sipas vendimit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit.

Në kuadër të proçesit të Vettingut, pikërisht dy organet ndihmëse të tij përkatësisht Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar (DSIK) dhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) do të detyrohen të bëjnë transparencë të plotë ndaj publikut.

KSHH në një njoftim për mediat vlerëson transparencën e kërkuar nga Komisioneri ndaj dy organeve ndihmëse të cilat janë përgjegjëse për dy komponentë tepër të rëndësishëm të vettingut, pasuria dhe lidhjet e mundshme të gjyqtarëve/prokurorëve me krimin e organizuar.

‘Parimi i transparencës është i rëndësishëm për forcimin e shtetit të së drejtës dhe me interes të veçantë për opinionin e publik, aq më tepër në kuadër të rezultateve të zbatimit të reformës në sistemit të drejtësisë’ thuhet në deklaratën për mediat.

KSHH shprehet se shpreson që vendimi të shërbejë si shembull për të gjitha institucionet e tjera përgjegjëse të vettingut që duhet të realizojnë me përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe në frymën e ligjit transparencën ndaj publikut.

Article Logic
Execution time: 0.0035750865936279