INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ankesat për tenderat s’po marrin fund

Ankesat për tenderat s’po marrin fund

Publikuar më: 13:06 08-05-2019

Pranë Komisionit të Prokurimit Publik në 4 muajt e parë të vitit janë regjistruar 311 ankesa që lidhen me procedura të ndryshme prokurimi. 

Problemet më të mëdha në lidhje me tenderat rezultojnë në muajin mars, pasi në këtë periudhë janë depozituar dhe ankesat më të mëdha, plot 145 të tilla dhe më pas vjen prilli me 103. Ndërsa në shkurt dhe janar janë regjistruar respektivisht 92 dhe 61 ankesa.
Pavarësisht numrit të lartë të ankesave në raport me një vit më parë ka rënie. Nga janar deri prill të vitit 2018 u regjitruan 543 ankesa.
Bie në sy që edhe këtë vit si një vit më parë ankesat më të shumta bëhen nga shoqëritë e sigurimit fizik pranë insitucioneve dhe ato të shoqërimit të vlerave monetare. Përgjatë gjithë viti 2018 nga këto shoqëri u regjistruan 614 ankesa në një kohë që totali ishte 1.145.
Komisioni i Prokurimit Publik dhe Agjencia e Prokurimit Publik sqarojnë herë pas herë procedurat për zhvillimin e tenderave, por sërish institucionet shkelin rregullat dhe për pasojë ankesat s’po marrin fund.

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559