INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anketa, kë besojnë më shumë europianët Merkel, Macron, Putin apo Trump

Anketa, kë besojnë më shumë europianët Merkel, Macron, Putin apo Trump

Publikuar më: 15:13 13-02-2019

Europianët besojnë më shumë presidentin e Rusisë Vladimir Putin sesa kreun e Shtëpisë se Bardhë Donald Trump.  Kështu raporton prestigjiozja Euronews duke u bazuar tek një anketë e realizuar në disa shtete.

Shumica e të anketuarve nga qendra kërkimore Peë Research me bazë në SHBA thanë se besojnë  më shumë Angela Merkel të Gjermanisë dhe Emmanuel Macron të Francës. “Liderja e Europës” Angela Merkel është një prej udhëheqëseve më të besueshme.

Kancelarja gjermane, e cila u detyrua nga forcat e brendshme politike të largohet nga lidershipi i partisë së saj në fund të vitit të kaluar është liderja më e besuar mes 7 udhëheqësve botërorë.Ajo ndiqet nga Macron, popullariteti i brendshëm i të cilit gjithashtu ka shënuar një rënie kohët e fundit, ndërsa ai përpiqet të mbajë nën kontroll lëvizjet e “jelekverdhëve”.Të dy janë vlerësuar si personat e duhur për drejtimin e vendit nga shumica e të anketuarve në Kanada, Francë, Gjermani, Japoni, SHBA dhe Rusi.

Sipas “Euronews” është interesant fakti se të anketuarit në Francë dhe Gjermani preferuan të vendosnin besimin e tyre në udhëheqësin e vendit tjetër.Megjithatë, ndërsa shumica e amerikanëve u besojnë dy udhëheqësve europianë, të anketuarit francezë dhe gjermanë nuk bënë një gjë të tillë për udhëheqësin amerikan.

Në të vërtetë, ata kishin më pak gjasa të besonin se presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të bënte gjënë e duhur. Trump ishte lideri i vetëm që nuk e kishte shumicën e qytetarëve të vendit të tij që t’i besonin, pra me rreth 48%.Në anën tjetër të botës, 81% e rusëve i besojnë udhëheqësit të tyre, niveli më i lartë i regjistruar.

Article Logic
Execution time: 0.0033648014068604