INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anketim i Këshillit të Europës, Shqiptarët më të pakënaqurit me arsimin

Anketim i Këshillit të Europës, Shqiptarët më të pakënaqurit me arsimin

Publikuar më: 09:48 17-12-2018

Shqiptarët vuajnë më shumë se të gjithë europianët për t’u arsimuar. Më të prekur sipas Anketës së Cilësisë së Jetës, të zhvilluar nga Komisioni Europian rezultojnë njerëzit më të ardhura të ulëta.
Shqipëria ka nivelin më të ulët të kënaqësisë për kushtet e arsimit në vend. Niveli i kënaqësisë në Shqipëri është 5.8, ndërsa mesatarja e Europiane është 7.3.
Edhe në krahasim me vendet e tjera kandidate për t’u anëtarësuar, shqiptarët janë sërish më të pakënaqurit. Nivelin më të lartë të kënaqësisë ndaj arsimit e ka Serbia, pothuajse sa mesatarja e Bashkimit Europian.

Të anketuarit atje kanë raportuar një nivel kënaqësie nga sistemi arsimor prej 7.2 pikë. Mali i Zi gjithashtu ka një nivel të lartë kënaqësie me sistemin arsimor, me një diferencë të ngushtë me Serbinë, prej 6.7 pikësh. Më pas vendet ndiqen nga Maqedonia dhe Turqia me përkatësisht 6.1 dhe 6 pikë.

Në Europë, vendet me nivelin më të lartë të kënaqësisë ndaj sistemit arsimor janë Danimarka me 8.2 pikë dhe Finlanda me 7.9 pikë. Ndërsa nivelin më të ulët e ka Greqia me 6.5 pikë.
Por siç tregojnë rezultat e Anketës së Cilësisë së Jetës, Shqipëria ka dhe pabarazinë më të madhe për sa i përket arsimit.

Article Logic
Execution time: 0.0037908554077148