Studentë e vitit të parë që u përfshinë në ndryshimet e rradhës së pranimeve në universitete një vit më parë kanë raportuar shumë pakënaqësi në lidhje me procesin. E këtë herë ata përmes një pyetësori të shpërndarë nga Lëvizja për Universitetin kanë shprehur në mënyrë të detajuar pikat më kritike. Me një kampinon prej rreth 400 studentësh shumica e tyre janë shprehur të pakënaqur me atë ç’ka iu rezultoi pas provimeve të maturës shtetërore.
Për 72 % të studentëve kriteret e pranimit në shkollat e larta nuk janë vendosur në mënyrë të drejtë. Ndërsa për procesin në tërsëri nga provimet e maturës deri tek regjistrimet mbi 68 % e studentëve e cilësojnë formulën e re si të keqe ose shumë të keqe dhe vetëm 27% si të mirë apo shumë të mirë.
Për sa i përket pyetjes nëse kanë fituar në degën më të preferuar nga të dhënat rezulton se 60.4 % e studentëve nuk e kanë fituar preferencën e tyre të parë, ndërsa e kanë fituar atë vetëm 19.2% e tyre. Po të pyetur se në cilin raund e fituar degën që janë aktualisht duke ndjekur 74 % studentëve thonë se në raundin e dytë dhe në postraundet e tij dhe një pjesë e tjetër në raundet e tjera.
Pjesa më e madhe studentëve të vitit të parë, që morrën pjesë në anketim ishin pjesë e universiteteve të kryeqytetit dhe 90 të tjerë nga ato të rretheve dhe këta të fundit e plotësuan online pyetësorin.