INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ANKIMOI vendimin e Prokurorisë për zgjatjen e hetimit, ja çfarë ndodh me kërkesën e Adriatik Llallës

ANKIMOI vendimin e Prokurorisë për zgjatjen e hetimit, ja çfarë ndodh me kërkesën e Adriatik Llallës

Publikuar më: 10:54 01-04-2019

Gjykata për Krime të Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-drejtuesit të Prokurorisë, Adriatik Llalla, i cili kundërshtoi zgjatjen e afateve të hetimit.

Gjykata la në fuqi vendimin e Prokurorisë dhe hetimet për Llallën do të vazhdojnë edhe 3 muaj të tjera. Ish Prokurori i Përgjithshëm, akuzohet për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe shpërdorim detyre.

Hetimet për ish-kryeprokurorin filluan në 26 mars në qytetin e Durrësit, pasi rezulton vendi më i afërt ku ai ka punuar.

Kujtojmë se disa muaj më parë Llalla ankimoi sekuestron e pronave të tij dhe kërkoi rikthimin e tyre në gjendje të lirë.

Gjithashtu ai i bëri kërkesë edhe Departamentit Amerikan të Shtetit t’i heqë statusin ‘Non Grata’, i cili iu dha më 14 shkurt të vitit të kaluar për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036351680755615