INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ankoheni që nuk ju ecën një lidhje? Mos dërgoni këto mesazhe!

Ankoheni që nuk ju ecën një lidhje? Mos dërgoni këto mesazhe!

Publikuar më: 10:53 05-04-2018
Të dërgosh mesazhe, sipas intv.al  është një nga gjërat më të zakonshme mes partnerëve. 
Ja disa mesazhe që nuk duhet t’i dërgoni, nëse dëshironi  ta  mbani larg problemeve lidhjen tuaj:
1. Ke humbur
Ky është një lloj presioni që mund t’ibësh partnerit. Në njëfarë mënyre, ju po i kërkoni llogari. Kjo mund të çojë në krijimin e një situate jo të mirë në lidhjen tuaj.
2. Më fal për shqetësimin
Mos u nxitoni, sepse çdo gjë është e mundur. Asaj, ose atij mund t’i ketë ndodhur  diçka e papritur. Ju mund të mendoni shumë gjëra në mendjen tuaj, por prisni derisa të informoheni .
3. Pse  nuk më përshëndet shpesh
Ju mund të keni më shumë kohë se partneri juaj për ta përshëndetur me mesazhe, por duhet të mendoni edhe kohën e tjetrit. Fakti që partneri juaj nuk ju përshëndet sa herë doni ju, nuk do të thotë se nuk ka interes për ju. Bëhuni të mirëkuptueshëm.
 4. Pse nuk më lajmërove që po del
Ju keni marrë vesh që partneri juaj ka dalë me shoqërinë dhe ju vjen inat pse nuk ju vuri  në dijeni në kohën që ju do donit t’iu lajmëronte. Në këtë mënyrë ju po e bezdisni, kujdes!
5. S’kam shumë rëndësi për ty
Dalja në konkluzion para kohë, do dëmtojë lidhjen tuaj. Ju mund të keqkuptoni sjelljen e partnerit dhe direkt shkoni në përfundimin që e keni krijuar në mendjen tuaj. Kjo do e lodhë atë dhe do shkaktonte pakënaqësi në lidhje.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0036990642547607