Edhe pse i angazhuar me një vrull zhvillimesh në Asmablenë e PS që u mbaj ditën e sotme, duket Kryeministrin Edi Rama e ka gjetur kohën t’u kthejë përgjigje pyetjeve të shumta që i bëjnë njerëzit në profilin e tij në Facebook.
Të shumta kanë qënë komentet që e bombardojnë duke i kërkuar llogari kryeministrit për problemet e ndryshme që kanë prekur vendin si papunësia apo taksat e larta,etj...
Një nga komentet që mund të quhet si nga më pikantët është ai i një qytetareje që i është ankuar për djalin 34 vjeç dhe të papunë dhe kryeministri Rama i përgjigjet: “Çuni 34 vjeç të mos presë as nga mami as nga Babagyshi po ta kërkojë punën ku te jetë!”