Bregdeti i Sarandës është kthyer në një atraksion për turistët jo vetëm për stinën e verës, por edhe të dimrit.
Në qytetin bregdetar ka ndaluar sot një ndër jahtet më të bukur dhe më të mëdhenj në botë, me emrin “Black Pearl”.
Jahti luksoz është 106 m i gjatë dhe ka flamur islandez. Ai është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Sarandës, ndërsa vinte nga Qipro për turizëm si dhe për furnizim me karburant.
“Perla e Zezë” me vlerë 200 milionë dollarëve është prodhuar në vitin 2016 dhe është në pronësi të biznesmenit rus Oleg Burlakov.