Është ankoruar në portin e Durrësit trageti “Brigde” i linjës Ankona-Durrës, i cili pësoi defekt gjatë ditës së djeshme në det të hapur.
Pasagjerët e rraskapitur kanë mundur të zbresin nga trageti pas plot 36 orësh lundrim.
Pas konstatimit të defektit trageti lundroi me shpejtësi minimale prej 9 miljesh në orë, duke u ankoruar në destinacion me vonesë të jashtëzakonshme.
Trageti “Bridge” u nis nga porti i Ankonës në orën 21.34 të së premtes dhe mbërriti në portin e Durrësit në orën 08.40 të mëngjesit të sotëm.
Burime nga Autoriteti Portual bëjnë me dije se në traget ndodheshin 807 pasagjerë, 248 automjete, 28 kamionë.