INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ankth ndaj të papriturave? Ja si t'i përballoni ato

Ankth ndaj të papriturave? Ja si t'i përballoni ato

Publikuar më: 18:03 30-07-2017

Si të jemi të hapur ndaj risive dhe të dalim nga obsesioni i kontrollit të gjithçkaje.

Fjala kyç, thotë eksperi, është aftësia vetëshëruese.
“Aksidentet, të përpiqesh për t’i ndryshuar është e pamundur. Aksidentalja zbulon njeriun”. E ka thënë një artist i madh i shekullit të kaluar, piktori Pablo Picasso. Sot, ashtu si atëherë, kjo fjali përmban një pjesë të madhe të së vërtetës: edhe në qoftë se ne punojmë për të mbajtur frerët e çdo gjëje dhe kontrollin e çdo detajt të jetëve tona, e papritura mund të ndodhë dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë. Ose më mirë, shpjegon psikologia romane Marina Pisetzky, ne mund të mësojmë të jetojmë me të panjohurën, duke pranuar limitet tona njerëzore, dhe duke u përpjekur që të përvetësojmë artin e elasticitetit (dhe optimizmit e bujarisë). Kujdes: kjo nuk do të thotë që të jemi në mëshirën e ngjarjeve, perspektivë që do të tmerronte shumëkënd, por të eliminojmë mendimet obsesive dhe të kuptojmë se e reja nuk është gjithmonë negative. Mund të filloni me veprime të vogla të përditshme, të tilla si ndryshimi i rrugës për të shkuar në punë apo supermarket. Duhet provuar, për ta besuar.

Përse disa njerëz i tmerron e papritura?
Që nga kohët e lashta njeriu ka nevojë për të parashikuar të ardhmen dhe për të menaxhuar të papriturat: gjithmonë, e papritura e bën njerëzoren më të pambrojtur dhe të vogël. Edhe sot ajo mbetet një çështje e rëndësishme, dhe kur vetëdijësohemi se s’mund të kontrollojmë të papriturat, ne kuptojmë dobësitë tona si qenie njerëzore dhe pasigurinë sonë.

Ka motive të lashta që na bëjnë kaq pak të përgatitur për të papriturën?
Zakonisht njerëzit që janë të tmerruar nga e papritura kanë shumë vështirësi për të hyrë në kontakt me dobësinë e tyre, ndjejnë thellë brenda tyre, shumë pasiguri. Shpesh njerëzit që terrorizohen nga ngjarje të papritura kanë një grup të mirë-përcaktuar tiparesh: ata janë shumë në ankth, gjithmonë të shqetësuar, me një personalitet të ngurtë dhe me skema të menduari që nuk janë të hapura ndaj risive.

Çfarë ndodh në trurin tonë përpara të papriturave?
Truri ynë ka nevojë për të ndërfutur atë që ndodh në modelet e sjelljes, që të mund t’i riaktivizojë çdo herë që paraqiten situata të njohura: shumica e veprimeve që bëjmë janë automatike, që kanë funksionuar edhe herën e parë dhe që i ripërdorim ad hoc, kur krijohen kushtet. Thënë kjo, mund të kuptojmë se shumë njerëz kanë frikën e të papriturës, pasi duhet të zbatojnë strategji të reja konjitive dhe të sjelljes.

Shpesh pretendojmë se kontrollojmë çdo gjë rreth nesh. Cilat janë rreziqet e kësaj sjelljeje?
Duke bërë kështu, mund të krijohen disa probleme: një qëndrim i tillë nuk do të ndihmojë për të shprehur nevojat tona reale – siç besohet – por vetëm frikërat e parafabrikuara. Në thelb, kur keni maninë e hiperkontrollit, ju e privoni veten nga shumë mundësi për rinovim. Sa më shumë që shmangim përvojat e reja, aq më pak mësojmë strategji të reja për të hyrë në një marrëdhënie, zgjidhur probleme, rinovuar pikëpamjet tona.

Po elasticiteti është një aftësi që mund të mësohet?
Vërtet ka njerëz të cilët janë më të prirur për risitë, por duhet të punoni shumë për të krijuar një rreth vicioz: sa më shumë përvojë kam, aq më shumë jam në gjendje të eksperimentoj, sepse fitoj besim dhe gjej kënaqësi duke bërë gjëra të reja. Elasticiteti është një aftësi e cila mund të mësohet duke aktivizuar kundër-tendenca, të dobishme për zhvillimin tonë. Ne duhet të përpiqemi që të zhvendosemi, nga rrethi vicioz i frikës, tek rrethi vicioz i kënaqësisë.

Siç mund ta shohim pozitivisht të papriturën, duke përmbysur perspektivën?
E papritura në vetvete ka një vlerë neutrale; jemi ne që i japim një domethënie, në varësi të përvojës së mëparshme, karakterit tonë dhe kapacitetit ose dëshirës për t’u përballur me të panjohurën. Në qoftë se nisemi nga një situatë bllokimi emocional për të renë, duhet të guxojmë të shtyhemi, ngadalë, drejt përvojave të reja. Çdo herë pak më shumë.

Pra, nëse bëjmë ndryshime të vogla në jetë, ne përgatitemi për të paparashikueshmen?
Absolutisht po: nëse bëjmë përditë ndryshime të vogla pozitive – si për shembull ndryshojmë rrugën për në punë – ne e mësojmë trurin tonë që të funksionojë në mënyrë të vetëdijshme dhe jo automatike.

Po kur të papriturat janë veçanërisht të dëmshme, si mund dhe duhet të reagojmë?
Kur e papritura shkakton tronditje të mëdha në jetën e një personi – për shembull, diagnoza e një sëmundjeje ose ngjarje të tilla si tërmeti apo humbja e një njeriu të dashur – goditet pjesa më e thellë e personalitetit. Në këto raste mund të ndihmojë një mbështetje psikologjike, për të ristrukturuar gjendjen dhe për të krijuar modele të reja për të trajtuar situatën. Por, në këtë kontekst, ne nuk jemi të gjithë njësoj: ka njerëz të cilët janë elastikë edhe në tragjedi, që kanë aftësi për të zgjidhur në mënyrë aktive dhe pozitivisht një ngjarje të papritur traumatike.

Bëhet fjalë për aftësi të lindur?
Jo, përkundrazi: është një adaptim pozitiv dhe i suksesshëm ndaj vështirësive, të zakonshme e të jashtëzakonshme. Aftësia e rimëkëmbjes mund të mësohet dhe kuptohet që në fëmijëri, ashtu sikurse dhe optimizmi, shpresa, aftësia për të krijuar lidhje të forta shoqërore. janë vetëm disa prej aspekteve që mund të punohet. Përfiton mirëqenia emocionale.
Përqëndrimi tek e tashmja, shpesh herë duket këshilla më e mirë: po si bëhet?
Sigurisht, përqëndrimi tek e tashmja dhe pikëpamja pozitive e aftësive tona është një pikë themelore për të përballuar të papriturat. Kur mendimi nuk është aleati ynë, por bëhet obsesioni ynë, duhet të mësojmë që të injorojmë atë që ndodh, duke ruajtur vetëm vetëdijësimin për të tashmen. Ju siguroj që kështu kemi përfitime të mëdha.

Article Logic
Execution time: 0.0042250156402588