Nuk mjaftoi thjesht barazimi në ndeshjen ndaj Zvicrës, por në kampin brazilian tashmë janë shfaqur shqetësime të reja.
Bëhet fjalë për Neymar i cili në ndeshjen e parë hapëse të Kupës së Botës ndjeu dhimbje nga dëmtimi në këmbë që kishte pësuar në muajin shkurt.
Duke u kthyer në dhomën e zhveshjes, sulmuesi brazilian ndjeu dhembje në të njëjtën zonë në këmbë, situatë kjo që shkaktoi panik pasi mjekët kishin frikë se atij do t’i rikthehej i njëjti dëmtim.
Ishte vetëm një tronditje momentale, pasi ekzaminimet e mëtejshme treguan se nuk ishte diçka serioze.
Bëhet fjalë vetëm një goditje në kyçin e këmbës, e konfirmuar kjo nga mjeku i ekipit dhe vetë Neymar që kanë mohuar çdo shqetësim të ngritur nga media pas ndeshjes.
Ylli i Brazilit më pas ka vendosur të qetësojë të gjithë fansat me një postim në Instastory ku ka treguar se ka vendosur akull në kyçin e këmbës, që të kthehej në aksion sa më shpejt që të ishte e mundur.