INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ankthi çon në probleme të tjera të rënda në shëndet

Ankthi çon në probleme të tjera të rënda në shëndet

Publikuar më: 08:45 12-06-2016

Çrregullimet e ankthit, por e të tjera të shëndeti emocionale gjithjë e më shumë po shoqërohen dhe me sëmundje të tjera.
Shkencëtarët nga Universiteti i Kembrixhit kanë bërë një studim dhe sipas BBC news, ata kanë thënë se të rinjtë nën moshën 35 vjeç, sidomos gratë, që kishin probleme shëndetësore ishin kryesisht të prekura edhe nga çrregullimet emocionale. Hulumtuesit gjetën se 1 në 100 njerëz ishin të prekur nga gjendjet ankthioze. E thënë në shifra të tjera, sipas 48 studimeve të bëra për shëndetin mendor, u konstatua se rreth 60 milionë njerëz prekeshin nga çrregullimet emocionale dhe ankthi çdo vit në Europë.
Ndërsa Amerika e Veriut i ka shifrat edhe më të larta, 8 në 100 njerëz. Sipas hulumtuesve çrregullime të tilla çojnë në depresion dhe probleme mendore.
Po çfarë është çrregullimi i ankthit?
Ankthi është konsideruar një ndjenjë komplekse që përfshin merakun, frikën, panikun, mërzinë dhe mund të bëhet kronik e të ndikojë në jetën e përditshme. Shpesh ankthi shkakotn rritje të presionit të gjakut, rritje të rrahjeve të zemrës, etj.
Globalisht, gratë vuanin 2 herë më shumë se burrat nga këto çrregullime. Sipas studimeve rreth 32% e njerëzve me sklerozë të shumfishtë kishin dhe çrregullime ankthi dhe 15-23% e pacientëve me kancer vuanin edhe nga ky çrregullim.

Article Logic
Execution time: 0.0043470859527588