Balerina e zhdukur që ka punuar për Rihanna dhe Beyonce është gjetur e gjallë, sipas raportimit të policisë.
Shirlene Quigley, 32 vjeçare, u lokalizua dhe tashmë po merr trajtim mjekësor në një vendodhje që nuk është bërë e ditur. TMZ raporton se nuk dihet ende pse ajo u zhduk dhe për çfarë po trajtohet nga mjekët, por policia ka konfirmuar se ajo është shtruar në një spital të New Jersey. Më parë Rihanna dhe Missy Elliot i kishin nxitur të gjithë nëpërmjet faqeve të tyre në rrjetet sociale që të ndihmonin në gjetjen e balerinës bukuroshe që ishte zhdukur që nga dita e premte. Lutjet dhe përpjekjet e tyre duket se kanë gjetur përgjigje.