Kenga me e fundit e Young Zerkës është shumë ndryshë nga shumë produksione të tjera muzikore nga artistët shqiptare. Duhet thënë se është ndër këngëtaret më IN dhe shpesh herë ka treguar se di të sjellë trende përsa i përket rrymave në Shqipëri, të paktën i sjell i pari pranë publikut shqiptar.
Ditën e djeshme ai ishte I ftuar në emisionin Fun Day me moderatore Fatma Methasani dhe na tregoi shumë të reja rreth këngëve të tij dhe atyre surprise. Por nëse menduat se ‘Anna’ i dedikohet Ronela Hajatit, e keni gabim! Të paktën Zerka me shaka ka treguar se e ka gjetuar “Anna”-n e famshme që përflitet ngado dhe ajo është moderatorja e Fun Day, Fatma.
“Mendoj se e gjeta Anna-n”, shkruan Young në Insta Story, ndërkohë ju mund të ndiqni intervistën e tij me Fatmën në videon më poshtë./intv.al/