Smund t'i besojmë syve!
Pas gati 15 vite lidhje "on and off", më në fund Anna Kournikova ka ndarë në mediat sociale një foto me këngëtarin spanjoll Enrique Iglesias. Një foto në fakt ku ky i fundit së bashku me yllin e tenisit kanë pozuar përkrah vellait të sportistes, Allan Kournikova.
Sikur të mos mjaftonte me kaq, së fundmi Anna ka ndarë online video të sajat duke kërcyer nën tingujt e këngës "Duele el Corazon" të Iglesias. Por çfarë është duke ndodhur në të vërtetë me çiftin? Tek gishti i fejesës së Anna Kournikova kemi vënë re një unazë të madhe me diamand. Mos ndoshta do të kemi një martesë së shpejti? Hmm aq private sa e kanë mbajtur lidhjen e tyre për kaq vite, mos prisni ndonjë deklaratë publike, por vetëm surpriza nga çifti simpatik!