Anna Lika është një nga vajzat më të njohura të shoëbiz-it shqiptar, e cila nuk ngurron asnjëherë ta thotë mendimin e saj publikisht për këdo apo çfarëdo. E ftuar në emisionin radiofonik “Popsugar” para pak ditësh ajo është pyetur për disa personazhe të shoëbiz-it shqiptar dhe mendimin e saj për secilin prej tyre.
Ajo është shprehur pa dorashka duke qënë se emrat e tyre nuk bëheshin publik, por vetëm jepen disa të dhëna ndihmuese për publikun. Por aktorja e njohur shqiptare ka dhënë hapur mendimin e saj për këngëtaren Fifi, të cilës ka dashur t’i përmendë emrin dhe madje ka treguar hapur se nuk i pëlqen.
Teksa fliste për një këngëtare shqiptare ajo ndërhyri tek lista,tek këngëtrja me numrin 11 duke thënë se është një bullicë , një fuci uthulle. Megjithatë askush nuk e dinte emrin e këngëtares për të cilën bëhej fjalë deri san ë fund Anna e zbuloi se ishte Fifi duke e thënë se nuk e kishte problem të shprehej publikisht.
Pas kësaj deklarate ka reaguar këngëtarja e cila ka postuar në “Instagram” një video ku shfaqet duke kërcyer dhe përshkrimi që ka vendosur i thotë të gjitha.
“Është shumë e thjeshtë, e dua veten time dhe po e ndjej veten time”, shkruan Fifi si një përgjigje ndaj ofendimeve të Annës.