Më në fund dita e madhe për Anne Hathaway mbërriti.
Aktorja fituese e çmimit Oscar ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë mbrëmjen e 24 Marsit. Këtë lajm e ka zbuluar ekskluzivisht E Online, megjithatë është konfirmuar më pas edhe nga përfaqësues të artistes. Bebushi i cili është i rrethuar me shumë dashuri nga të afërmit, ka lindur në Los Angeles, quhet Jonathan Rosebanks Shulman dhe me sa është thënë gëzon shëndet të plotë. Megjithëse nuk është bërë i ditur emri i vogëlushit, vetë artistja 33 vjeçare rrëfeu se ka zgjedhur një emër shumë tradicional për fëmijën e saj të parë. Në shumë intervista Anne kishte deklaruar se dëshironte të kishte një fëmijë me bashkëshortin Adam Shulman. Më në fund duket se ëndrra iu realizua!