INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anomalitë e zemrës, përmes modeleve 3D sëmundjet do zbulohen që në fetus

Anomalitë e zemrës, përmes modeleve 3D sëmundjet do zbulohen që në fetus

Publikuar më: 11:01 27-03-2019

Studiuesit kanë arritur së fundmi të prodhojnë imazhe 3D, të parealizuara ndonjëherë të zemrës së foshnjave, që janë ende brenda në mitër. Ekipi i mjekëve nga King's College London tregojnë se kjo risi teknologjike do të vijë në ndihmë të mjekësisë duke përmirësuar kujdesin ndaj foshnjave me sëmundje zemre.

Gratë shtatzëna u skanuan në MRI dhe kompjutera të fuqishëm ndërtuan modele 3D të zemrave të foshnjave të tyre ende të palindura.

Në studim u përfshinë 85 gra shtatzëna foshnjat e të cilave ishin me sëmundje të zemrës ose të dyshuara si sëmundje të zemrës kongjenitale.

Më përpara janë mundur të realizohen fotografi 2D të zemrës, të marra nga kënde të ndryshme, duke përdorur një makineri MRI. Por, zemra e fetusit është e vogël, rreh shumë shpejt dhe fëmija lëviz në barkun e nënës, ndaj imazhet dukeshin shumë të turbullta.

Tani me programin e ri kompjuterik, imazhet bëhen së bashku duke përshtatur rrahjet e zemrës dhe më pas ndërtohet një imazh 3D i zemrës, duke i dhënë mjekëve një pamje të qartë të anomalisë.

Sëmundjet kongjenitale të zemrës prekin 8 në çdo 1.000 fëmijë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar.

Sëmundjet e zemrës mund të shkaktohen nga infeksionet, ilaçet, ose të trashëgohen.

Article Logic
Execution time: 0.004000186920166