INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

“Anonymous Albania”, mesazh Francës: Nëse ekstradoni Haradinajn jemi në luftë [VIDEO]

Publikuar më: 10:49 09-01-2017

Përmes një videoje të publikuar në “YouTube”, “Anonymous Albania” ka kërkuar lirimin e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, të arrestuar nga policia franceze për llogari të Serbisë.

Grupi në fjalë thekson se ndihet i zhgënjyer nga vendimi i autoriteteve franceze sa i takon arrestimit të Haradinajt. “Anonymous Albania” shton se këto provokime mes Kosovës dhe BE do të nxisin luftën në Ballkan.

“Drejtuar qeverisë franceze. Ne jemi ‘Anonymous Albania’. Jemi shumë të zhgënjyer nga qëndrimi juaj në lidhje me arrestimin e Zotit Ramush Haradinaj, një nga heronjtë tanë. Ai ka kontribuar në çlirimin e Kosovës në 1998-ën. Kosova është shtet i pavarur dhe nuk është pjesë e Serbisë. Ju po prishni dialogun mes Kosovës dhe BE. Provokimet tuaja do të nxisin luftën në Ballkan. Ndaj mos luani me ne. Ju nuk duhet ta ekstradoni Haradinajn në Beograd, pasi do të jeni në luftë me ne dhe shqiptarët. Mos e harroni, lironi Zotin Haradinajn, ose do ta paguani këtë. Ne jemi ‘Anonymous Albania’. Ne nuk falim, ne nuk harrojmë. Na prisni!”, citohet në mesazhin e “Anonymous Albania”.  Më poshtë mund ta shihni videomesazhin e "Anonymous Albania".

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057