INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Anonymous” kërcënojnë rëndë Donald Trump: Je mafioz, do të pendohesh për 4 vitet e ardhshme”! [FOTO]

“Anonymous” kërcënojnë rëndë Donald Trump: Je mafioz, do të pendohesh për 4 vitet e ardhshme”! [FOTO]

Publikuar më: 22:04 18-01-2017

Grupi i njohur i hakerave rus “Anonymous” kanë kërcencuar Donald Trump se do të pendohet gjatë 4 viteve si president, dhe u kanë bërë thirrjeve përdoruesve të tij për të investiguar të shkuarën e tij të errët përpara ditës së inagurimit me 20 janar. 

Grupi i cili i ka shpallur një “luftë totale” kundrejt Trump përpara zgjedhjeve vitin e kaluar, njoftoi mbështetësit e tij për të kërkuar dhe zbuluar çdo informacion të mundshëm rreth zgjedhjeve, që mund të kompromentojnë pozicionin e tij. Në një postim në Tëitter, drejtuar Trump, Anonymous kanë shkruar: “Ti ke lidhje personale dhe financiare me mafian ruse, për trafikim fëmijësh dhe pastrim parash. Nuk jemi në të ’80-at, informacionet nuk zhduken, çdo gjë është aty”. Më pas ata kërcënuan “Do të pendohesh për 4 vitet e ardhshme”.

Nuk është e qartë se çfarë do të bëjnë anëtarët e “Anonymous”, por thirrja ishte e qartë: “Kapeni atë, është detyra juaj, ju dhamë burimet, përdorini”.

Article Logic
Execution time: 0.0034539699554443