IN SPORT
Ansi Agolli: Çfarë i thashë Buffon-it

Ansi Agolli: Çfarë i thashë Buffon-it

Publikuar më: 00:48 25-03-2017

Kapiteni kuqezi, Ansi Agolli, në përfundim të ndeshjes ka analizuar 90-minutat dhe episodin me tifozët. Gjithashtu ai ka zbuluar çfarë ka diskutuar me portierin e Italisë, Gianlugi Buffon.

“Në fakt i thashë unë Xhixhit, i bëra një urim në emër të skuadrës dhe ai ma ktheu me një falenderim. Momenti me tifozët? Gjëra që nuk duhet të ndodhin edhe pse janë pjesë e futbollit. E mirëkuptuan thirrjen tonë. Mendoj se sulmuam që në fillim por të vjen keq që u ndëshkuam nga një Itali mjaft cinike. Vetëm dy herë na erdhën në portë dhe na shënuan me një 11-metërsh. Mendoj se çunat kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë përballë një skuadre të madhe”, ka deklaruar kapiteni kuqezi Ansi Agolli.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.021090984344482