INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ansi Agolli i tha je tersi Kombëtares, a do të shkoj Rama sonte në stadium? [VIDEO]

Publikuar më: 20:28 05-09-2016

Nuk ka kalaur më shumë se dy muaj nga thumbi që Ansi Agolli i futi kryemistrit Rama.

Në darkën e organizuar për nder të Kombëtares Shqiptare, pas debutimit të saj në Kampionatin Europian, Edi Rama ka marrë ndoshta “shigjetën” më të madhe, pas gjithë organizimin madhështor që organizoi për pritjen e kuqezinjve.

Ekskluzive për INTV, zbulohet ajo që Ansi Agolli i tha Edi Ramës. “Mos eja më në stadium sepse je tersi i kombëtares”.

Është Agolli, ai që ka lëshuar deklaratën, e cila edhe pse është përcjellë me buzëqeshje nga Kryeministri, në fakt është artikuluar shumë nëpër rrjetet sociale.

Megjithatë Ilir Meta në krah të Kryeministrit që ka qeshur, ka zgjedhur të mbajë kokën me duar.

Nuk dihet ende nëse Rama do të jetë sonte në stadium për ndeshjen me Maqedoninë apo do të dëgjoj këshillën e Agolilit për mos të qenë tersi i kombëtares.

Article Logic
Execution time: 0.0037760734558105