Ansi Agolli ka folur pas humbjes 3-0 kundër Spanjës. Kapiteni i kombëtares shqiptare dekaroi:
“Skuadra u mundua të reagonte pasi pësuam tre gola të shpejtë. Deri diku dhamë më të mirën, por jemi pishman për golin, pasi shanset i patëm. Jemi 27 lojtarë dhe nuk besoj se duhet të kemi diçka për të arsyetuar. Ashtu mendoi trajneri, ashtu veproi. Kur luan me Spanjën duhet t’i marrësh parasysh të gjitha. Para ndeshjes mendon për të bërë më të mirën për skuadrën tënde. Mendoj se deri diku dhamë diçka sot.
Mendoj se Memolla është një lojtar me të ardhme të madhe. Besoj se duhet të punojë fort në të adhmen”, përfundoi ai për mikrofonin e Supersport.