INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ansi Agolli jep sinjale lamtumire: Njëherë luajta në Europian…dy herë sikur nuk shkon

Ansi Agolli jep sinjale lamtumire: Njëherë luajta në Europian…dy herë sikur nuk shkon

Publikuar më: 20:39 01-09-2017

Në moshën 34-vjeçare, karriera e Ansi Agollit mund të cilësohet e kompletuar. Pas Europianit 2016, tashmë kapiteni kuqezi do të luajë edhe në grupet e Champions me Qarabag dhe kapiteni kuqezi i përgjigjet me sportivitet ngacmimeve nëse ndeshja me Italinë, që mbyll këtë edicion mund të jetë e fundit me Kombëtaren.

Ansi Agolli

Njëherë luajta në Europian… dy herë sikur nuk shkon.

Për të shmangur çdo keqkuptim mendoi Panuçi. Trajneri konfirmoi se Agolli mbetet një lojtar i rëndësishëm për Shqipërinë.

Christian Panuçi

Për momentin Ansi është në gjendje të mirë. Për largimin e tij nga Pas gjashtë apo shtatë vjetësh mund të flasim për këtë fakt. Nëse një ditë ai nuk do të jetë në gjendje të mirë do të bisedojmë. E rëndësishme është se për moshën që ka, ai punon më shumë, jo më pak.

Kapiteni foli për atmosferën në skuadër prej emërimit të Panuçit dhe ndihmën e dhënë për trajnerin nga lojtarët më të vjetër të Kombëtares.

Ansi Agolli

Atmosfera është mjaft e mirë. Kemi rreth pesë ditë që stërvitemi me trajnerin. Ka një ndryshim nga ana e motivimit, pasi çdo trajner i ri e motivon më shumë skuadrën. Kemi punuar seriozisht dhe me qetësi, në mënyrë që ato çfarë kemi marrë gjatë kësaj jave ti japim në fushë. Nuk mund të bëhen krahasime. De Biasi punoi për pesë vite dhe fituam eksperiencë të madhe. E respektojmë për atë që ka dhënë. Panuçi ka filozofinë e tij. Janë dy trajnerë të ndryshëm që punojnë me metoda të ndryshme. Ne lojtarët me më tepër eksperiencë jemi munduar ta ndihmojmë në këtë periudhë, sepse ishte java e tij e parë në ekip, për të kaluar vështirësitë e fillimit.

Pas 9 vjetësh, Agolli rigjen në rrugën e tij Lihtenshtejnin, skuadrën përballë së cilës më 20 Gusht 2008 nisi të konsolidonte pozitat si titullar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ansi Agolli

E mbaj mend atë ndeshje, madje është ndeshja ku Hyka ka bërë edhe golin më të shpejt në histori, pas 45 sekondave. Kam kaluar vite magjike me Kombëtaren, ndërsa Europiani ishte qershia mbi tortë. Kam kujtime mjaft të bukura me çdo trajner, lojtar apo pjesëtar të stafit. Vitet me Kombëtaren janë më të bukurat e jetës time.

Në fund, kapiteni ka edhe një thirrje për tifozët, që sipas tij mbeten forca e Shqipërisë.

Ansi Agolli

Atmosferë e vakët nga tifozët, një mesazh si kapiten i Kombëtares?

Unë shpresoj që tifozët të vijnë në stadium edhe pse është një periudhë pushimesh. Të vijnë dhe të na japin forcën e tyre dhe që ne e kemi të nevojshme. Kombëtarja është një krenari Kombëtare, nuk është si klubi. Shpresoj që tifozët të jenë prezentë dhe të na përkrahin.

Article Logic
Execution time: 0.0035490989685059