INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antentati tek burgu i Vaqarit, i dyshuari ka një alibi…

Antentati tek burgu i Vaqarit, i dyshuari ka një alibi…

Publikuar më: 10:40 03-08-2016

Gjykata e Tiranës ka ndërprerë seancën ku do të merret masa e sigurisë ndaj dy të arrestuarve për atentatin në burgun e Vaqarrit, të pak ditëve më parë ku dhe u plagos një i burgosur kosovar.
 
Avokati mbrojtës ka kërkuar më tepër kohë, për faktin se i arrestuari Ergys Kolaveri ka dhënë një alibi. Ai pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë në një bar-kafe në Kamëz. Avokati mbrojtës ka paraqitur para trupit gjykues dy foto si provë materiale, të shkëputura nga kamerat e sigurisë, ku Kolaveri duket në ambientet e lokalit. Gjithësesi organi i akuzës ka kërkuar masën e arrestit me burg për dy të arrestuarit Ergys Kolaveri dhe Enea Ceka. Ata u prangosën nga policia si të dyshuar për atentatin me snajper ndaj të burgosurit Gazmir Daci, por që në fakt i dëmtuar mbeti Lili Dulo, nga Kosova.
Daci, që ishte dhe shënjestra ka vrarë në nëntor të vitit të kaluar vëllain e Ergys Kolaverit, Valmirin, gjatë një sherri në zonën e Bathores. Ndaj dhe policia dyshon se atentati i Vaqarrit ka lidhje pikërisht me këtë ngjarje, pasi dy familjet janë në hasmëri.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219