INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anti-informaliteti, kapen me shkelje 10 kompani nafte, lirohen nga detyra 14 doganierë

Anti-informaliteti, kapen me shkelje 10 kompani nafte, lirohen nga detyra 14 doganierë

Publikuar më: 11:24 08-09-2019

10 kompani të importimit, përpunimit apo të prodhimit të naftës, janë kapur me shkelje gjatë kontrolleve të ushtruara në sajë të aksionit anti-informalitet të shtrirë në të gjithë vendin.

Bilanci është bërë  me dije nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Arlind Gjokuta në një deklaratë për mediat dha informacion rreth aksionit anti-informalitet në tre portet shqiptare.

Gjatë fjalës së tij Gjokuta bëri të ditur rezultatet e kontrollit të sektorit të shumicës në vend, që importojnë, prodhojnë apo tregtojnë karburant dhe gaz të gatshëm për konsum. Gjatë kontrolleve janë vënë re abuzime e për pasojë u liruan nga detyra 14 doganierë.
“Në zbatim të planit operacional për kontrollin e produkteve energjetike, departamenti i analizave ka kryer kontrolle për 8 magazina të lira që ndodhen në Porto Romano, Lezhë dhe Vlorë. Gjithashtu janë kryer kontrolle edhe në 4 magazina me produktin gazi i lëngshëm natyror, me vendndodhje në Vlorë dhe Porto Romano, si dhe janë kontrolluar 3 rafineritë e përpunimit të naftës në Fier, Ballsh dhe Elbasan.

Konsistoj se të gjithë operatorët e kontrolluar kanë rezultuar me mangësi nga gjendja e deklaruar. Bëhet fjalë për një diferencë prej 752 mijë litra karburant dhe 77 mijë e 500 litra gaz. Në total, detyrimi i munguar për këto litra është rreth 129 milion lekë” tha Gjokutaj.

Article Logic
Execution time: 0.0033168792724609