INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Anti-shpifja, gjobë deri në mbyllje të portaleve për lajme të rreme

Anti-shpifja, gjobë deri në mbyllje të portaleve për lajme të rreme

Publikuar më: 13:22 10-12-2018

Në kuadër të paketës anti-shpije e lançuar nga kryeministri Edi Rama është tashmë gati drafti që prek drejtpërsëdrejti portalet.

Drafti me ndryshime në ligjin “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” është nxjerr për konsultim dhe në të parashikohen një sërë nenesh që kanë të bëjnë me ‘ndëshkimin’ e portaleve për informacionet e pasakta.
Sipas parashikimeve në draft, një pale të tretë i lind e drejta të ankohet fillimisht pranë operatorit dhe të marrë përgjigje brenda 24 orësh. Nëse nuk ka reagim, është Këshilli i Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive që do të japë zgjidhje, përmes bllokimit të internetit.

Draftligji citon që, “Për shkelje të kryera nga ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike, AMA kërkon nga Autoriteti i Komunikimit Elektronik dhe Postar (AKEP) marrjen e këtyre masave plotësuese: Pezullim/bllokim të aksesit në internet, për një afat 24 orë, nëse operatori brenda një viti kalendarik ka kryer 3 (tre) kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj.
Afati zgjatat në 7 ditë bllokim nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se katër kundërvajtje administrative dhe pezullim/bllokim të aksesit në internet për një afat një-vjeçar, nëse brenda një viti kalendarik ka kryer jo më pak se 5 kundërvajtje administrative të parashikuara nga ky ligj”.

Nëse nuk repektohet parimi i vërtëtësisë, paanshmërisë, moscenimit të të drejtave të njeriut, AMA vendos për gjoba nga 100 mijë lekë deri në 1 milion lekë.

Në rast se cenohet reputacioni i njeriut nga publikimi i fakteve dhe informacioneve jo të sakta, gjoba që aplikohet është 800 mijë lekë.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891