INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Antimafia italiane nis hetimet për kontenierët e plehrave të zhdukur në Shqipëri

Antimafia italiane nis hetimet për kontenierët e plehrave të zhdukur në Shqipëri

Publikuar më: 15:41 04-03-2017

Antimafia italiane ka filluar hetimin për zhdukejn e kontenierëve me lëndë kimike në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Gazeta italiane “Roma” ka shkruar, mbi bazën e dokumentet që ka siguruar, se në vitin 2016 1300 kontenierë, nga 22 ton secili, me destinacion zyrtar Dreslan e Maqedonisë nuk e kanë kaluar kufirin. “Roma” ka bërë me dije se ngarkesa është ulur në vitin 2016 në portin e Durrësit, dhe si rezultat kontenierët kanë "humbur" në vijën kufitare midis Shqipërisë dhe Maqedonisë. Diçka e tillë gjeti konfirmim edhe nga autoritetet portuale të Gioia Tauros dhe Durrësit. Gazeta italiane shkruan: "Në vitin 2016 kompanitë ndërkombëtare të anijeve kanë dorëzuar 24,816 kontenierë nga e gjithë bota dhe në tranzit nga porti italian i Gioia Tauro. Nga këta, 2604 janë adresuar në Maqedoni." Por, në kufirin e "Qafë Thanës," që ndan Shqipërinë dhe Maqedoninë, këto kontenierë nga 22 ton secili nuk kanë kaluar të gjithë, por vetëm 1,140". Pra, ku janë? 

Hetimi ka nisur me kohë edhe nga autoritetet maqedonase, ndërkohë që spekulohet gjerësisht se kontenierët mund të jenë fshehur në tunele të nëndheshme dhe bunkerët gjigandë të ish-regjimit komunist shqiptar. Gazeta e mbyll me fjalët e hetuesisë:

"Sondazhi i kryer nga policia italiane ka theksuar mundësinë që mbeturinat janë varrosur në Shqipëri. Sipas informacioneve tona Shqipëria është përfshirë në biznesin e mbetjeve. Në disa rajone të vendit mbeturinat jane fshehur, ose djegur. Shpesh, përveç mbeturinave normale, mbetjet e rrezikshme edhe janë importuar edhe. Hedhja e paligjshme e mbeturinave qarkullon shuma të mëdha parash. Mafia kontrollon këtë trafik”.

Article Logic
Execution time: 0.0037050247192383